Panagiotopoulos: Do të parandalojmë migrantët e paligjshëm drejt BE-së

Greqia është e vendosur të qëndrojë vigjilente në kufirin e saj me Turqinë dhe të parandalojë hyrjet e paligjshme të migrantëve në Bashkimin Europian, pasi Ankaraja lejoi një numër të madh të tyre në zonën kufitare.

“Gjatë gjithë natës forcat e sigurisë kanë parandaluar kalimet e paligjshme të kufijve”, deklaroi ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Panagiotopoulos.

”Janë bërë edhe disa arrestime të migrantëve”, shtoi ai.

”Greqia gjithashtu ka rritur kontrollet në ngushticat midis ishujve grekë në Egjeun Lindor”, tha ministri i Politikave të Transportit dhe Ishujve, Ioannis Plakiotakis, i cili është gjithashtu përgjegjës për rojat bregdetare, transmeton Alsat.

“Kufijtë grekë janë gjithashtu kufijtë e Europës”, tha ai.

”Situata mbetet e tensionuar. Disa migrantë arritën të kalojnë një lumë”, njoftoi televizioni shtetëror.

Ankaraja tha se po detyrohej të lehtësonte kontrollet kufitare për refugjatët që përpiqeshin të linin Turqinë për në Europë për shkak të përparimit të trupave të regjimit sirian në territorin e rebelëve në Idlib.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button