Heldt thotë se është hapur rruga e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi
Heldt hapin e Kurtit për heqjen e taksës e sheh inkurajues dhe të rëndësishëm.
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt hapin e kryeministrit Albin Kurti për heqjen e taksës 100 për qind nga lënda e parë e në mallrat serbe dhe atyre të Bosnjës e Hercegovinës, e ka quajtur inkurajues dhe të rëndësishëm, transmeton 21Media .
Heldt përmes një postimi në Twitter, ka thënë se kjo mund të qojë në një proces konstruktiv në heqjen e barrierave tregtare dhe lëvizjes së lirë mes Kosovës dhe Serbisë.
“Tani duhet të çojë në një proces konstruktiv për heqjen e barrierave të tregtisë dhe lëvizjes së lirë midis Kosovës dhe Serbisë. Dhe rindërtimi në një dialog që çon në normalizim të plotë”, ka shkruar ai.