RMV, pacienti u arratis nga spitali, policia e ruan në izolim shtëpiak

Një pacient ka ikur nga spitali i Shtipit në orët e pasdites së djeshme, pasi paraprakisht ishte paraqitur në spital.

Nga MPB thonë se personin e kanë gjetur në shtëpi dhe me mjekët e kanë bindur të kthehet në spital.

Pacienti dhe partnerja e tij e cila është shtetase kroate para disa ditësh janë kthyer nga Italia, transmeton Sdk.mk. Për shkak se ka ndjerë simptome e virusit korona, ai është paraqitur që të testohet në repartin e infektologjisë në spitalin e Shtipit. Mjekët i kanë thënë të rrijë në spital deri sat ë arrijnë rezultatet por ai ka thyer dritaren e dhomës dhe ka ikur.

“Personi është gjetur në shtëpinë e tij. Do të qëndrojë në izolim deri sat ë arrijnë rezultatet e testimit”, thonë nga Ministria e shëndetësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button