Mickoski përsëri numëron “me gishta” për numrin e të shpërngulurve

Diskutimet e vazhdueshme e për shtetasit e shpërngulur, duke mos cituar burim konkret, për më tepër që në tre vitet e fundit të pretendohet se vendi është larguar nga BE më tepër se çka qenë më parë, nuk paraqet asgjë tjetër, përveç se spin klasik.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në daljen e fundit të tij në opinion qëndrimet e veta politike i bazoi edhe në pretendimet të cilat njihen si spin:

Spin: Këto janë tre vite pa ardhmëri. Dyert e Bashkimit Evropian jo vetëm që nuk u hapën, por edhe padrejtësish na distancuan. Çdo ditë jemi më larg sepse nuk kanë asnjë vlerë që është evropiane. Planet siç është plani 3-6-9 mbeten vetëm numra të cilët dëshmojnë për mossuksesin e Zaev. Më tepër se 200 mijë njerëz u larguan për tre vite, sepse këtu nuk e gjetën jetën e Zaev dhe u larguan, u shpërngulën 

[Burimi: VMRO-DPMNE/ueb – Pres Mickoski– 16.02.2020]

Kundërspin: Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në konferencë për shtyp pas shpërndarjes së Kuvendit tha disa qëndrime politike, dhe një pjesë prej tyre njihet si e vërtetë e shtrembëruar, gjegjësisht spin.

Një spin të tillë e ndamë edhe nga teksti më lartë dhe në të së pari shihet spini i i përsëritur u Mickoskit për numrin e banorëve të shpërngulur nga Maqedonia në tre vitet e fundut, për të cilët, sipas tij, ky numër arrin në 200 mijë.

“Vërtetmatësi” së fundit ju kthye kësaj të vërtete të shtrembëruar të Mickosikit, ku u vlerësua si jokonsekuente. Vetëm mund të konstatohet e njëjta si edhe herën e kaluar, Mickoski numrin nuk e bazon askund dhe nuk thirret në asnjë burim. Sepse herën e kaluar kishte tentim që të  shfaqen trendet në të kaluarën e afërt flasin për numër  më të vogël të të shpërngulurve. Argumente që janë përdorur edhe nga Qeverisa ku mund të shihen dokumente të cilat mbështetin faktin se numri i të shpërngulurve është shumë më i vogël, mund të gjenden në tekstin e parë të “Vërtetmatësit”, për këtë temë.

Edhe përkrah kësaj, në pasazhin ku është marr kundërspni, shihet edhe një spin tjetër. “Dyert e Bashkimit Evropian jo vetëm që nuk u hapën, por me padrejtësi na distancuan”. 

Të jepet një pretendim i tillë pas dy propozimeve të KE për fillimin e datës për negociata me vendin (2018 dhe 2019), pas ngjarjeve të tetorit të vitit të kaluar kur Franca hapur pranoi se arsyeja nuk është Maqedonia, por marrëdhëniet e Francës me Bashkimin Evropian, pas një numri të madh deklaratash në dy javët e fundit për një datë të ardhshme në mars, prej kur KE miratoi metodologjinë për negociata me kërkesë të Francës, dhe përfundimisht, të jepet një deklaratë e tillë pas deklaratës së Presidentit Francez, Emanuel Makron të dhënë javën e kaluar në Mynhen, se ai është për fillimin e negociatave me Maqedoninë dhe Shqipërinë, menjëherë pasi të vijë raporti i ri i KE me vërtetimin nëse vendet i plotësojnë kushtet – është më tepër se e vërtet e shtrembëruara.

Bëhet fjalë për nënvlerësimin e opinionit nga ana e Mickoskit, i cili sado që të jetë i (dez)informuar, mund të përfundojë, se pas dy vitesh e gjysmë qeverisje nga ana e LSDM-së, shteti, Republika e Maqedonisë së Veriut, është më afër se kurë drejt eurointegrimeve, në krahasim me periudhën deri në vitin 2017, kur u konstatua me deklaratën zyrtare në raportet e KE se jemi “shtet i robëruar”.

Prej këtu, një deklaratë të këtillë të Mickoskit për numrin e të shpërngulurve dhe për distancimin e shtetit nga portat e BE, e vlerësojmë si spin. 

BURIMI: VËRTETMATËSI

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button