Shqipëri, Qeveria 2 mijë lekë shpërblim për festat. Përfitojnë 553 pensionistë

Do përfitojnë 553 mijë pensionistë në skemë. 11 milionë  dollarë do ndahen si shpërblim për festat e fundvitit.

Merr OK fondi për 553 mijë individë që janë pjesë e skemës.

Qeveria, pas shumë diskutimesh, ka vendosur që këtë vit t’i kthehet dhënies së një shpërblimi me rastin e festave të fundvitit edhe për pensionistët.  Kjo, në fakt, e ka marrë dje miratimin final, kur është vendosur që çdo pensionist të marrë dy mijë lekë më tepër sesa pensioni i tij. Vitin e kaluar qeveria nuk dha asnjë shpërblim për fundvit lidhur me këtë kategori, ndërsa vite më parë u krijua ajo “traditë” që kreu i qeverisë, Sali Berisha, preferonte ta quante si “gjeli i detit”, pasi qeveria jepte 5 mijë lekë për pensionistët.

Në dorë kjo kategori do të marrë 1 mijë e 800 lekë, pasi edhe ky shpërblim do t’i nënshtrohet rregullit të taksimit të tatimfitimit, që është 10 për qind e shumës. Detajet lidhur me shpërndarjen duket se qeveria do t’i bëjë të ditura më vonë, por tani për tani surprizë. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button