SHBA, peticion kundër armëve

Një valë firmash, pak orë pas masakrës së përgjakshme në shkollën e Njutonit, ka mbushur një peticion që i kërkon Shtëpisë së Bardhë përballje të menjëhershme me çështjen e kontrollit të armëve përmes një projekt/ligji në Kongres. 

Apeli, i publikuar në faqen e internetit “We the people”, po i afrohet me ritme të shpejta kuotës së 25 mijë firmave, e nevojshme për të marrë një përgjigje nga presidenti Barack Obama.


Ndërkohë, përpara Shtëpisë së Bardhë është mbajtur një manifestim kundër lobit të armëve, me nismë të grupit “Citizens for Safety”. 

Shumë grupe që veprojnë kundër lirisë së armëve ndodheshin në Uashington për takime dhe seminare kur mbërriti lajmi për masakrën në Konektikat. 

“T’i thoni Jay Carney-t (zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë) se sot është dita për të folur kundër dhunës së armëve të zjarrit”, deklaroi Nancy Robinson nga grupi “Citizens for Safety”. 

Këtyre apeleve u është bashkuar edhe kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Michael Bloomberg, i cili duket se ka humbur durimin. 

“Kemi dëgjuar të thuhej se ishte shumë shpejt për të folur për reformën mbi ligjin e armëve pas ngjarjeve në Kolumbine, Virxhinia Tek, Tuskon dhe Aurora. Tani po e dëgjojmë sërish. Për çdo ditë që kalon, 34 persona vriten me armë zjarri dhe sot shumë prej këtyre viktimave ishin fëmijë 5 vjeç”, ka deklaruar Bloomberg. 


“E keqja vizitoi komunitetin tonë”. Kështu ka thënë guvernatori i Konektikatit, Dannel Malloy, në një deklaratë të shkurtër për mediat, të mbajtur përpara shkollës ku ndodhi masakra. 
“Çdo prind, çdo vëlla, çdo familje duhet të jetë e sigurt se Konektikati, se të gjithë ne jemi të bashkuar dhe se do të bëjmë gjithçka që mundemi për të kaluar këtë tragjedi”, shtoi ai. 
Autori i vrasjes, Adam Lanza, vuante nga çrregullime të personalitetit të shkaktuara nga autizmi, ka thënë ndërkohë për policinë, Ryan, vëllai i autorit të masakrës, që rezultonte edhe një student me nota të shkëlqyera. 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button