Haradinaj: Kurti ka marrëveshje me Vuçiqin për heqjen e taksës

Ish kryeministri Ramush Haradinaj ka dalë sot në konferencë për media ku ka folur për njoftimin e djeshëm nga pasuesi i tij në krye të Qeverisë, Albin Kurti për heqjen e tarifës 100 përqind ndaj produkteve nga Serbia.

“Ajo që ka ndodh dje është lajmërim për heqje të taksës pa kushte dhe kundërvlerë për Kosovën. Ajo që na bon përshtypje është copëtimi i vendimit. Copëtimi është bërë që ta mashtrojë Kosovën. Janë kurthe retorike “kushtëzimet” që ofron kryeministri Kurti për heqjen e taksës”, ka thënë Haradinaj, njofton Klan Kosova.

“Absurdi i parë është heqja e taksës për lëndën e parë me 15 mars. Heqja e taksës pa kushte shoqërohet me lutje dhe pritje se Serbia të jetë konstruktive. Heqja e taksës para zgjedhjeve në Serbi është konstruktivitet i KurtitVuçiq t’i fitojë zgjedhjet. Shihet që ka marrë veshje mes dyve dhe çmimi janë votat e Listës Serbe për qeverinë Kurti”.

“Logjika e Kurtit e ka një problem. Te fjalori i Richard Grenell, ai shihet dhe nuk i thotë Kurtit “faleminderit” por i thotë “po gabon” dhe po i kërkon më shumë”.

Sipas Haradinajt, Kurti dje është dorëzuar para Serbisë.

“Çuditem me LDK. Jam i habitur nga parazitët politikë për heqjen e taksës. Në vend që Kurti që ishte me kabinetin qeveritar në konferencë ai kishte marrë peng gjashtë sipërmarrës. Kaq shpejt u dorëzua para Serbisë ai rrezikon ta dorëzojë Kosovën në etapa më të vona edhe më keq”.

Kurti i bëri një nder Vuçiqit për zgjedhje dhe ai ia kthen me votat e Listës Serbe. Heqja e taksës është një qasje e ngutshme nuk buron nga një analizë-plan”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button