Bayerni ua ndalon lojtarëve fotot dhe autografet me tifozë për këtë arsye

Koronavirusi është përhapur gjithkund nëpër botë dhe tanimë edhe skuadrat evorpiane të futbollit kanë filluar të ndërmarrin hapa për t’u mbrojtur nga një virus i tillë.

Kampioni gjerman, Bayern Munich ka marrë masat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit te klubi, transmeton kp.

Përmes një komunikate, klubi gjerman ka treguar se bazuar në rekomandimet e stafit mjekësor të klubit ka marrë masa rreth kësaj çështje, duke këshilluar lojtarët të mos fotografohen apo të mos japin autografe për tifozët gjatë seancave stërvitore apo në ndeshje.

Kujtojmë që në Serie A shumë ndeshje janë anuluar, ndërsa ato të cilat do të zhvillohen priten që të jenë pa praninë e tifozëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button