Thaçi i drejtohet Kurtit: Taksa duhet të hiqet

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kërkuar nga Qeveria e vendit që tarifa 100 për qind për mallrat serbe dhe atyre të BeH, të hiqet, transmeton Koha.net.

Ai ka thënë se pa humbur kohë duhet të merren vendimet e duhura strategjike të cilat i japin fund izolimit.

Përmes një postimi në Facebook ai ka shtuar se mbetja e tarifës në fuqi është pengesë serioze dhe pamundëson bashkëpunimin strategjik dhe investimet e reja të fuqishme amerikane në Kosovë.

Ai tutje ka shtuar se kokëfortësia, mungesa e veprimeve dhe e vendimeve të mençura, e ka thelluar izolimin e Kosovës dhe ka prishur në mënyrë të ndjeshme raportet tona speciale me SHBA-në.

Thaçi thotë se mesazh i SHBA-së është që me urgjencë të merren vendimet e duhura.

“Prandaj, nevoja që me urgjencë të merren vendimet e duhura ishte kërkesë dhe mesazh kryesor në takim me Sekretarin Pompei dhe me Këshilltarin për Siguri Nacionale, O’Brien. Edhe kërkesa ime e qartë si president për qeverinë, për spektrin politik dhe mbi të gjitha për qytetarët e Kosovës është që pa humbur kohë të merren vendimet e duhura strategjike, të cilat i japin fund izolimit, i hapin mundësi dialogut për arritjen e marrëveshjes përfundimtare dhe e forcojnë miqësinë e përhershme dhe bashkëpunimin strategjik me SHBA-në”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë hezitimi eventual për vendime të shpejta, të mençura, të plota e jo të pjesshme është i panevojshëm, sepse këto vendime janë rruga e vetme për t’i arritur qëllimet shtetërore dhe strategjike.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media ka thënë se Qeveria ka marrë vendim për heqjen e taksës 100 për qind nga lënda e parë në mallrat serbe dhe atyre të BeH.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button