Në kohë të “bombave”, është vënë në dyshim puna e Këshillit civil për mbikëqyrje të përgjimit

Në një periudhë kur biseda të përgjuara po përdoren çdo ditë si “bomba politike”, është vënë në dyshim tim puna e Këshillit civil për mbikëqyrje të përgjimit, organ që u ngrit për të mbikëqyr masat për përcjellje të komunikimit, tregon raporti për punën e Këshillit në vitin 2019 i dorëzuar në Parlamentin e Maqedonisë, transmeton Meta.mk.

Këshilli, i cili është i përbërë nga kryetari dhe gjashtë anëtarë, ka qenë i detyruar seancën e parë konstitutive të zhvillojë në ambientet e fondacionit “Metamorfozis” sepse nuk janë siguruar hapësira për funksionimin e tij.

Në raport thuhet se ky organ mbikëqyrës nuk kishte qenë në gjendje të kryejë funksionin që e ka dhe të shqyrtojë ankesa lidhur me përcjelljet e komunikimit sepse nuk ishin siguruar kompjuterë, kasaforta, telefona, vulë, arkivi dhe kushte tjera materiale-teknike për punë.

“Përveç kësaj, pamundësia e Këshillit për të realizuar mbikëqyrje ka rezultuar për shkak të marrjes së lejeve të sigurisë për kryetarin dhe anëtarët dhe kjo procedurë ka zgjatur më shumë se afati i paraparë, ndërsa për një anëtar ende nuk ka informacion për kërkesën e tij”, thuhet në raport.

Në të thuhet se në Ligji për përcjellje të komunikimeve janë paraparë kushtet e punës së Këshillit përkatësisht thuhet se kushtet hapësinore për punës i siguron Parlamenti dhe se mjetet financiare sigurohen nga buxheti i shtetit.

“Këto dispozita ligjore në lidhje me kushtet e punës të Këshillit u vlerësuan si të paqarta dhe të jo sakta sa duhet në ligj dhe të pamjaftueshme që Këshillin të mund t’i merr fondet e të cilat realisht janë siguruar në buxhetin e Parlamentit dhe janë të ndara për funksionim të Këshillit në një nënkategori të përshtatshme, por brenda buxhetit të Kuvendit”, thuhet në raport.

Përfaqësuesit e Këshillit për mbikëqyrje qytetare për të gjetur zgjidhje për pamundësinë e funksionimit kanë realizuar një takim me kryetarin e Parlamentit, kryeministrin, presidentin e shtetit, përfaqësuesit e BE-së dhe institucione tjera për të kërkuar interpretim autentik të Ligjit për ndjekje të komunikimeve, por problemi nuk është zgjidhur ende.

Duke pasur parasysh që Kuvendi është shpërbërë, është e sigurt që kjo situatë do të zgjasë deri në zgjedhje përkatësisht deri në formimin e Parlamentit të ri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button