UNSHM: Mjaftë dështuam, arsimi të jetë prioritet i qeverisë pas 12 prillit

Në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, Unioni i Nxënënësve të Shkollave të Mesme ka reaguar në lidhje me rënien e Maqedonisë së Veriut në listat botërore sa i përket arsimit. Ata bëjnë thirrje që Qeveria e ardhshme e shtetit t’i kushtojë vëmendjen e duhur zhvillimit të arsimit, përmirësimit të kushteve në shkolla dhe qasjeve inovative në zhvillimin e ardhmërisë së vendit, njofton Portalb.mk.

Ky është reagimi i tyre në lidhje me siç thonë ata, dështimit të kësaj ministrie që të ngrit vendin më lartë në ranglistat botërore në fushën e arsimit si dhe thirrja e tyre kundrejt partive politike që të punojnë për të gjetur zgjidhje reale për të përmirësuar gjendjen e arsimit në vend.

“Në këto momente kur vendi jonë është në prag të fillimit të zgjedhjeve të parakohshme, Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme të Republikës së Maqedonisë së Veriut i bën thirrje partive konkurruese në zgjedhje që krahas identifikimit të problemeve të shumta në vend, njëkohësisht të punojnë edhe për të gjetur zgjidhje reale për të përmirësuar gjendjen në arsim, kushtet në shkolla dhe respektin e ndërsjellë midis profesorëve dhe nxënësve. Maqedonia e Veriut shënon rënie dhe renditet gjithnjë e më keq në listën botërore sa i përket arsimit; fajtori kryesor për këtë është Ministria e Arsimit dhe Shkencës sepse ka dështuar të paraqesë dhe implementojë politika të dobishme për përmirësimin e cilësisë në arsim. Prandaj Unioni jonë pret dhe kërkon nga Qeveria e ardhshme e Republikës së Maqedonisë së Veriut që t’i kushtojë vëmendjen e duhur zhvillimit të arsimit, përmirësimit të kushteve në shkolla dhe qasjeve inovative në zhvillimin e ardhmërisë së vendit tonë” deklaruan nga Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme.

Ndryshe, Portalb.mk mëson se kjo organizatë joqeveritare në fillim të muajit mars do të fillojë një fushatë ku do të shpalosen te gjitha dështimet e ministrisë së arsimit në Maqedoninë e Veriut gjatë mandatit të fundit.

Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme është organizata joqeveritare më e madhe sa i përket numrit të anëtarëve, si dhe qyteteve në të cilat funksionon ajo. Edhe atë në Shtip, Kumanovë, Tetovë, Gostivar, Shkup dhe Kërçovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button