Zaev: Listat kandiduese më 9 mars, BDI të mos e gënjehet se do të fitojë

Bartësit e listave kandiduese për zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare LSDM-ja do t’i publikojë në kongresin e partisë që do të mbahet në orët e pasdites më 9 mars, njoftoi sot lideri i partisë Zoran Zaev në konferencën e sotme për media.

Zaevi sqaroi se për momentin në LSDM bëhet përzgjedhja prej 750 kandidatëve për deputet dhe se këtë e bëjnë ekspertë të huaj dhe vendorë, edhe politikanë nga LSDM-ja, shqyrtohen biografitë e tyre, pastaj do të bëhen analiza dhe intervista, ndërsa paralelisht zhvillohen anketat. Duam t’i zgjedhim më të mirë. Lideri i LSDM-së tha se ka kuadro shumë të mira të cilët nuk duan të angazhohen me politikë.

Ndoshta një pjesë e partnerëve të koalicionit edhe më herët do t’i publikojnë kandidatët e tyre.

Komentet e BDI-së për koalicionin e publikuar dje me Besën, meritojnë vëmendje.

“Këtë cilësi të re të cilin e krijuam me këto politika, me efekt konkret dhe nga fillimi i vitit 2016, kur dhjetëra e dhjetëra qytetarë shqiptarë votuan për LSDM-në dhe koalicionin”, tha Zaev dhe përkujtoi se ka edhe maqedonas edhe shqiptarë që kanë votuar për kandidatët të cilët nuk kanë qenë pjesë e bashkësive të tyre etnike.

Ajo që tani e bëjmë, shtoi ai, është hap i ri, dhe me siguri mund vetëm ta përforcojë në strukturë dhe pozicionimi korrektë votën e barabartë të secilit qytetarë.

“Për ne të parët janë qytetarët. Pas kësaj e respektojmë çdo përkatësi etnike, religjioze madje edhe përkatësi politike. Gjithsesi i respektojmë përkatësitë tona politike më shumë, por diversiteti në vend nuk është prej tani, e as arritën deri në fund ta rrezikojnë VMRO-DPMNE dhe BDI në këtë periudhë njëmbëdhjetëvjeçare të fundit sepse kemi parë se ka fryte nga kjo punë dhe kjo po ndodh tani. Mund të lavdërohemi se sot kemi shkruar një histori të bukur. Kemi një koalicion multietnik në çdo aspekt. Ne jemi krenarë për këtë”, tha Zaevi.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, ai potencoi se qytetarët vendosin në zgjedhje si do të ecë vendi dhe si do të bëhen kombinimet për krijimin e Qeverisë, transmeton MIA.

“Unë do t’i rekomandoja partnerit tonë të koalicionit të mos e gënjehet, që koalicioni LSDM – Besa dhe partitë tjera do të jetë fitues në këto zgjedhje, e jo BDI, edhe atë në njësinë e gjashtë zgjedhore ku më shumë matet ndikimi i bashkësisë së dytë etnike, shqiptare. Unë them se ne do të fitojmë, fitues në njësinë e gjashtë zgjedhore së bashku. Dhe këto të dhëna janë të vlefshme që të dërgohet edhe një porosi e mirë deri te gjithë populli ynë se uniteti e bënë fuqinë, se të bashkuar mund të kemi më shumë sukses”, tha Zaev.

Thotë se kanë lënë hapësirë për bashkëpunim me të gjitha partitë. Megjithatë, tha Zaev, pritjet e qytetarëve janë që partitë të ndryshohen.

“Nëse ndryshojnë në të mirë, nëse reformohen ato do të jenë partner i dëshiruar i LSDM-së dhe koalicionit i cili përafërsisht tashmë është formuar”, tha Zaev.

Sipas tij, koalicioni i LSDM-së me Besën nuk do të jetë arsye për defaktorizim të votave te maqedonasit dhe shqiptarët, siç thotë BDI.

Programi i përbashkët i LSDM-së dhe Besës por përgatitet, tha Zaev, duke potencuar se fushat që i bashkojnë janë ekonomia, reformat, transformimi i përgjithshëm – gjyqësori, shëndetësia, arsimi, përfaqësimi.

Arsye për qëndrimet kritike të liderit të Besës, Kasami të thëna ndaj tij, siç potencoi, pjesërisht ka qenë edhe koalicioni i LSDM-së me BDI-në, prej të cilit një pjesë e shqiptarëve kanë qenë të pakënaqur. Edhe pse të njëjtët, shtoi ai, kanë thënë se pa BDI-në nuk mund të formohet Qeveri. BDI dhe LSDM kanë treguar kapacitet serioz shtetëror, vlerëson Zaev, duke potencuar ndryshimet kushtetuese, miratimin e disa ligjeve etj dhe LSDM e respekton këtë duke vendosur të bëjnë koalicion me to dhe nuk lejon regjimi i VMRO-DPMNE-së të vazhdojë.

Zaev tha se nuk do të lejojë cilado parti ta shantazhojë, por edhe se partitë duhet të ndryshohen dhe reformohen, duke potencuar BDI-në.

“Publikisht them se pres që ketë ndryshime të caktuara në BDI”, tha Zaev.

Me siguri, shtoi ai, para zgjedhjeve është logjike të kemi qëndrime të ndryshime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button