Qytetarët të cilëve u skadojnë letërnjoftimet duhet të nxjerrin të reja që të mund të votojnë

KSHZ-ja miratoi më tepër udhëzime për votim në vendvotimet, në entet ndëshkimore-korrigjuese, në kushte shtëpiake, njofton Portalb.mk.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e sotme, e miratoi udhëzimin për votim në zgjedhjet që vijojnë. Risi në pjesën e realizimit të së drejtës votuese të qytetarëve, në pajtim me ndryshimet në Kodin zgjedhor, është ajo që institucionet kompetente vet do t’i inkorporojnë në Listën e votuesve personat të cilëve u skadojnë dokumentet personale nga periudha e shpalljes së zgjedhjeve deri në mbajtjen e tyre.

Prapë se prapë, këta persona, në ndërkohë duhet të nxjerrin dokumente të reja për identifikim ose t’i marrin, nëse kanë iniciuar procedurë për letërnjoftime të reja ose pasaporta, për shkak se pa to nuk do të mund ta realizojnë të drejtën e tyre për të votuar në vendvotime.

KSHZ i miratoi edhe udhëzimet për votim nga personat që janë në paraburgim ose vuajnë dënim me burg, si dhe nga personat me pengesa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button