Thaçi e quan Kurtin kokëfortë që po i prish raportet me Amerikën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka quajtur kokëfortë kryeministrin e vendit, Albin Kurtin, të cilin e ka akuzuar për prishje të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton Gazeta Express.

Thaçi ka shkruar se mungesa e  veprimeve dhe e vendimeve të mençura, e ka thelluar izolimin e Kosovës dhe ka prishur në mënyrë të ndjeshme raportet me SHBA-në.

“Mbetja në fuqi e tarifës është pengesë serioze dhe e pamundëson bashkëpunimin strategjik dhe investimet e reja të fuqishme amerikane në Kosovë. Prandaj, nevoja që me urgjencë të merren vendimet e duhura ishte kërkesë dhe mesazh kryesor në takim me Sekretarin Pompei dhe me Këshilltarin për Siguri Nacionale, O’Brien”, thotë ai.

I pari i shtetit ka kërkuar nga spektri politik që të marrin vendimet e duhura në mënyrë që t’i japin fund izolimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button