Pendarovski: Shumë pak si shtet ndajmë për arsimin

Shumë pak, si shtet ndajmë për arsimin. Përqindja për kokë banori në Evropë tregon se jemi në fund, theksoi sot presidenti Stevo Pendarovski në fjalimin e prezantimit të projekteve të realizuara në kuadër të programit studentor  Innovations in Smart Anything Everywhere INNO SAE, në Fakultetin për elektroteknikë dhe teknologji të informacionit në Shkup.

Ai theksoi se ndarja e mjeteve për hulumtim dhe zhvillim është shumë e vogël.

“Nuk ekziston shtet i cili ka rritje të kënaqshme ekonomike, ndërsa ndan aq pak, siç ne si shtet ndajmë me dekada për fat të keq, në këtë fushë”, ka thënë Pendarovski.

Ai, lidhur me projektet, të përgatitura nga ana e studentëve, theksoi se janë “ndërmarrje pionerësh”  në të cilin duhet të shikohen edhe Universitetet tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button