Shkup, u mbajt konferencë për nivelin sekondar dhe terciar të shëndetësisë

Kryeministri i qeverisë teknike të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, bashkë me ministrin e shëndetësisë Venko Filipçe, kanë mbajtur fjalime në konferencën “Niveli sekondar dhe terciar i shëndetësisë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke theksuar rëndësinë e projektit, kryeministri Spasovski në fjalimin e tij tha se rezultatet e këtij projekti do të jenë drejtimet më të mira dhe më optimale për strategjinë zhvillimore të nivelit sekondar dhe terciar të mbrojtjes shëndetësore të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.

“Njëkohësisht ky projekt vërteton angazhimet e Qeverisë që të organizojë një sistem shëndetësor të zbatueshëm dhe të qëndrueshëm në të gjitha nivelet dhe sistem i cili prioritet e ka kujdesin për shëndetin e qytetarëve”, theksoi Spasovski.

Duke theksuar se Qeveria investon në fuqizimin e kapaciteteve njerëzore në sektorin e shëndetësisë, Spasovski shtoi se mjekët dhe stafi tjetër mjekësor duhet të jenë të motivuar që të punojnë dhe të mos mendojnë për të braktisur vendin.

Ministri Filipçe në fjalimin e tij tha se në konferencë do të vërtetohen prioritetet që do të financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe nga donatorët e tjerë.

“Takimit të sotëm iniciues po ia kushtojmë shqyrtimit të përbashkët të rekomandimeve nga projekti ‘Analiza e efektivitetit të sistemit të kujdesit shëndetësor sekondar dhe terciar në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, tha Filipçe.

Projekti është financuar nga BE, ndërsa qëllimi i tij është të analizojë funksionimin dhe qasjen e kujdesit shëndetësor sekondar dhe terciar për të siguruar një sistem të kujdesit shëndetësor të cilësisë së lartë, të sigurt dhe ekonomik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button