Manastir : Beqarët Maqedonas presin radhë për nuse nga Shqipëria

Mbi 20 meshkuj ka në listën e beqarëve nga Manastiri të cilët presin në rend të shkojnë në Shqipëri për të gjetur nuse. Deri tani beqarët e moshuar vetë shkoni në kërkim të bashkëshortes në Shqipëri, ndërsa tani për herë të parë zbatohet kërkim i organizuar për nuse nga shteti fqinj. Shoqata e sapo formuar “Amanet” nga Manastiri, u organizon dhe siguron udhëtimin beqarëve deri në Shqipëri dhe ua lehtëson kontaktin me kandidatet për t’u martuar. Në rrjetin janë të kyçura edhe shqiptare veç më të martuara për maqedonas, të cilat nëpërmjet familjarëve dhe shoqërisë gjejnë beqare, shkruan gazeta Vest.

Tridhjetë e dy vjeçja Violeta Prendi, shqiptare nga Dursi, para 4 viteve u martua në Kërklinë, është njëra nga organizueset e kyqura në këtë fushatë.

Ajo disa herë është munduar të bind disa banore nga ish qyteti I sajë të martohen për Maqedonas. Poashtu ajo disa herë ka shoqëruar beqarët maqedonas në Shqipëri për  kërkimin e grave në Maqedoni.

Ajo për gazetën Vest thotë se shumë është munduar gjatë jetës së saj derisa jetonte në një fshat afër Durrësit. Ka pasur vetëm disa rrugica nga koha e Enver Hoxhës, dhe është dashur të udhëtojnë deri në qytet për ushqim.

Nga shoqata “Amanet” potencojnë se beqaria dhe numri i vogël i martesave, sidomos në mjediset rurale, kontribuojnë për krizën serioze demografike në shtet dhe mortalitetin e vendbanimit. Statistikat zyrtare tregojnë se nga 9 komuna të rrafshit të Pellagonisë, 5 kanë hyrë në pleqëri të thellë.

“Disa herë udhëtuam për në Shqipëri, me ndihmë të shqiptareve të cilat janë të martuara në Maqedoni. Zakonisht shkojnë nga dy beqar, shoferi dhe përkthyesja – shqiptare e martuar në Maqedoni. Tani I kemi përfshirë beqarët e Komunës Novaci, Mogilla, një pjesë nga Demir Hisar, ndërsa planifikojmë ta përhapim aksionin në tërë Maqedoninë.

“Deri më tani kemi 20 kandidat të cilët u paraqitën për martesë”, tha Dragan Romanski, kryetar i shoqatës “Amanet”. Në Shqipëri, caqet janë Lezha dhe fshatrat përreth Tiranës./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button