PThP: Nuk ka bazë për përgjegjësi penale në rast të vaksinave MRP me etiketa të gabuara MDP

PThP njoftoi që ekspertiza e përmbajtjes së vaksinave, në një laborator në Gjermani, ka treguar se ato i kanë plotësuar kërkesat e specifikimit për cilësi të prodhuesit, njofton Portalb.mk.

Prokuroria themelore publike ka vlerësuar se nuk ka bazë për të kërkuar përgjegjësi penale në rastin e MRP vaksinave me afat të skaduar.

Bëhet fjalë për një lëndë që ishte e hapur pas pranimit të informacionit dhe kishte të bëjë me parregullsi rreth importit, afatin e përdorimit dhe efektet potencialisht të dëmshme nga vaksinat.

PThP-ja sot informoi se janë bërë kontrolle në kompaninë “Makedonija lek” që është importuese dhe distributore e MRP vaksinës dhe është hetuar kur ishte bërë importi i vaksinës, sasia e cilës ka qenë e importuar, kush dhe prej ku është bërë importi, deri kur ka qenë afati i përdorimit të vaksinave të importuara, nëse etiketat në paketimet e vaksinave ishin ngjitur në mënyrë plotësuese dhe nëse po, nga cilët persona janë ngjitur dhe cilat kanë qenë arsyet për të vepruar ashtu, ose vaksinat kanë qenë të dorëzuara me etiketa të ngjitura, sikurse në rrethana të tjera për prokurimin dhe shpërndarjen dhe vaksinat që kanë qenë subjekt i hetimit.

Kontrollet janë bërë edhe në Agjencinë e barnave dhe pajisjeve mjekësore – MALMED, nëse kjo Agjenci kishte kryer kontroll mbi importin, shpërndarjen dhe përdorimin e vaksinave në fjalë, nëse ishte kryer mbikëqyrje e tillë, çka ka qenë e konstatuar, nëse janë gjetur parregullsi eventuale në lidhje me “afatin skadimit” të vaksinave, nëse është konstatuar se kur janë ngjitur etiketat e vaksinave dhe nëse ato janë ngjitur më pas, kush e bëri atë dhe për çfarë arsye, a lejohet veprim i tillë eventual nga dhe importuesi i vaksinës, nëse janë përdorur këto vaksina, nëse ka pasur efekte të dëmshme tek pacientët individualë etiketat e vaksinat, nëse vaksina me etiketa të ngjitura më vonë mund të lëshohen në treg, nëse këto vaksina kanë qenë të lëshuara në përdorim nëpër shtëpitë shëndetësore në Republikën e Maqedonisë, etj. si dhe rrethana të tjera relevante.

Si pjesë e hetimit për këtë rast, një mostër e këtyre vaksinave është dërguar për ekspertizë në Institutin “Pol Enrlih” në Langen, Gjermani. Bëhet fjalë për ilaçin “Prioriks” nga prodhuesi “Glakso Smith Klajn bioloxhikalks” – Rinsensart, Belgjikë me datë të skadimit 05/2019, të pranuara nga “Makedonija Lek” ShPK Shkup më 3.4.2018 me të dhëna të pasakta në etiketën shtesë në gjuhën maqedonase, e ngjitur në paketimin e jashtëm, por nga mospërputhja e mësipërme nuk mund të konstatohet nëse ilaçi konkret është i dëmshëm.

“Rezultatet e provave që i kemi pranuar nga të Institutit “Pol Enrlih” në Langen, Gjermani, e konfirmojnë cilësinë farmaceutike të produktit mjekësor dhe konstatohet se mostra e testuar i pluhurit shoqërues ‘prioriks’ dhe vehikulum për tretje për injektim sipas parametrave të testuar korrespondojnë me kërkesat e specifikimit për cilësinë e prodhuesit, “thuhet në një deklaratë nga PThP-ja.

Në bazë të hetimit, Prokuroria themelore publike Shkup e ka njoftuar Ministrinë e punëve të brendshme dhe Shoqatën e qytetarëve për mbrojtje të të drejtave të njeriut “Shëndeti nuk hyn me gjilpërë”, që kishte ngritur kallëzim penale për rastin, që nuk do të ndërmerr ndjekje të mëtutjeshme penale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button