Emigrantët sirianë janë nisur drejt Evropës, Turqia e hapi kufirin

Turqia ka vendosur më të mos i pengojë refugjatët sirianë të cilët tentojnë të arrijnë në Evropë përmes tokës dhe detit. Këtë e deklaroi një përfaqësues zyrtar turk në prag të lëvizjes masive të refugjatëve nga provinca siriane Idlib, ku ka një milionë persona të zhvendosur.

“Policia turke, roja bregdetare dhe rojet kufitare kanë marrë urdhër të qëndrojnë mënjanë”, ka thënë ai për mediumet perëndimore.

Një grup prej rreth 300 emigrantëve tani më janë drejtuar nga  pjesa veriperëndimore e Turqisë drejt kufirit grek, njofton agjencia turke Demiroren. Ata theksojnë se në grup ka gra dhe fëmijë dhe se lëvizin drejt kufirit në provincën turke Edrene. Mes emigrantëve ka sirianë, irakianë dhe iranianë.

Tani për tani nuk ka konfirmim të pavarur për atë se cilët janë njerëzit në grup dhe ku gjenden, transmeton MIA.

Turqia ka bombarduar pozita të regjimit të Bashar al Asadit, si përgjigje e vrasjes së 33 ushtarëve turq në pjesën veriperëndimore të provincës siriane Idlib, kumtoi Kabineti i presidentit turk.

Turqia ka bombarduar pozita të regjimit të Bashar al Asadit, si përgjigje e vrasjes së 33 ushtarëve turq në pjesën veriperëndimore të provincës siriane Idlib, kumtoi Kabineti i presidentit turk.

Turqia u kundërpërgjigj me bombardime pas vdekjes së të paktën 33 ushtarëve të saj në sulme në provincën Idlib, të cilët Ankaraja ia atribuon regjimit sirian.

“Do t’i hakmerremi për ushtarëve tanë të guximshëm”, ka thënë Altun. Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan mbrëmë ka thirr seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të tij për siguri në Ankara, në të cilin ishin ministri i Mbrojtjes dhe shefat e shërbimeve sekrete. Sipas mediumeve turke, është biseduar për situatën në Idlib.

Turqia ka dërguar ushtarë në atë provincë kufitare siriane për mbështetje të kryengritësve kundër ofensivës së presidentit Bashar al Asad. Pothuajse një milionë sirianë kanë ikur në tre muajt e fundit, në egzodusin më të madh nga fillimi i luftës.

Sipas observatorit sirian, forcat qeveritare, me ndihmën e armatës ruse, në tre ditët e fundit kanë okupuar rreth 60 për qind të zonës në pjesën jugore të Idlibit dhe provincës fqinje Hami.

Turqia ka dërguar mijëra ushtarë dhe armë të rëndë deri në Idlib në pjesën veriperëndimore të Sirisë për mbështetjen e kryengritësve të cilët duan ta pengojnë ofensivën e qeverisë siriane dhe forcave tjera me qëllim të kthimit të territorit.

Luftëtarët opozitarë sirianë, të mbështetur nga Turqia, sërish e kanë okupuar qytetin e rëndësishëm strategjik në veriperëndim të Sirisë, Sarakeb. Me këtë rast, ata kanë arritur ta zvogëlojnë autostradën kyçe M5 që e lidh qytetin Alepo në veri me kryeqytetin Damask, vetëm disa ditë pasi qeveria siriane e hapi për herë të parë nga viti 2012.

Turqia dhe Rusia mbështesin palë kundërshtare në luftën siriane, me ç’rast Ankaraja e mbështet opozitën, ndërsa Moska presidentin Asad.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button