Ne mot themelohet Fondi i inovacioneve, në ndihmë të biznesit

Qeveria nga viti i ardhshëm do të themelojë Fond për inovacione dhe zhvillime teknologjike me anë të së cilit  sigurohen mjete direkte për përkrahjen e planeve të biznesit, kompanive dhe inovacioneve.

“Qeveria që tani i bën thirrje kompanive, por edhe personave të interesuar studentëve, shkencëtarve që të fillojnë përgatitjen e projekteve dhe planeve për zhvillimin e bizneseve. Fondi do të mundësojë shumë opsione dhe instrumente, dhe ai do të ketë një dobi të madhe për zhvillimin ekonomik”, theksoi zëdhënësi qeveritar Aleksandar Gjorgjiev.

Procedura do të zhvillohet në dy faza.  Në fazën e parë, respektivisht në vitin 2013 financimin e tërësishëm i tij do ta sigurojë shteti. Në fazën e dytë nga fillimi i vitit 2014 përveç financimit qeveritar do të sigurohen mjete edhe nga burimet e huaja, para së gjithave janë IPA programi për politikë industriale ku janë parashikuar mjetet për financimin e tenderit të teknologjive dhe inovacioneve dhe mjeteve nga Banka Botërore që fillon një projekt të ri për përmirësimin e mjeshtërive, përmes të cilave mund të sigurohen mjete për fondin dhe për ndërtimin e kapaciteteve”, tha  Gjorgjiev.

Lajme të ngjashme

Back to top button