Kroaci, dy raste të reja të koronavirusit

Qendra Kombëtare e Krizave për Mbrojtjen Civile ka raportuar se në Kroaci janë konfirmuar dy raste të reja të koronavirusit. Të dy rastet ishin në kontakte të ngushta me rastet të konfirmuara më parë dhe ishin në karantinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Aktualisht ka pesë raste të konfirmuara të koronavirusit në Kroaci. Dy rastet e para u importuan nga Italia veriore dhe të gjitha më pas u infektuan nga to. Këta janë të afërm, që tregon se virusi transmetohet përmes kontaktit më intensiv dhe afatgjatë me transportuesin e infeksionit.

Ministri i Shëndetësisë, Vili Berosh, në një konferencë të rregullt për shtyp të Shtabit të Krizave të Mbrojtjes Civile tha se testet treguan se dy persona të tjerë rezultuan pozitivë ndaj koronavirusit gjatë natës dhe mëngjesit të kaluar.

“Ajo që është e mirë është se këta persona janë kontakte të ngushta me pacientët e parë dhe të tretë, kështu që situata është ende nën një mbikëqyrje intensive”, tha Berosh.

Deri më tani, gjithsej 159 pacientë janë testuar në Kroaci, tetë prej të cilëve akoma janë në përpunim, njoftoi Berosh.

Drejtoresha e Klinikës së Sëmundjeve Infektive “Dr. Fran Mihaljeviç”, Alemka Markotiç, tha se dy rastet e reja janë të lidhura ngushtë me pacientët e parë. Një person është i lidhur me një pacient nga Rijeka i cili ndihet mirë, dhe një person tjetër, i cili pothuajse nuk tregon më simptoma, e që është në Zagreb.

Që të dy rastet e sapozbuluara edhe para konfirmimit të koronavirusit ishin të izoluara, një në klinikën në Rijekë dhe tjetra në klinikën në Zagreb.

Kafshët shtëpiake nuk transmetojnë koronavirusin, njoftoi Ministria e Bujqësisë dhe nuk ka asnjë konfirmim në Evropë që virusi transmetohet nga kafshët te njerëzit.

Ministri Berosh tha se ishte në komunikim me homologët e tij italianë dhe gjermanë dhe se po bëhen përgatitje në Bruksel për koordinimin dhe qasje të përbashkët të shteteve anëtare të BE-së mbi përhapjen e koronavirusit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button