Edhe katër deputetë iranianë janë infektuar me koronavirus

Katër deputetë tjerë në parlamentin iranian janë infektuar me virusin potencialisht vdekjeprurës të koronavirusit (Covid-19), raporton Anadolu Agency (AA).

Në Iran, së paku 26 persona kanë vdekur nga infeksioni i koronavirusit, ndërsa nga Ministria e Shëndetësisë së këtij vendi u bë e ditur se me këtë virus janë infektuar 245 iranianë.

Në mesin e të infektuarve janë nënkryetarja e Iranit Masoumeh Ebtekar, zëvendës ministri i Shëndetësisë Iraj Harirchi, deputeti Mahmoud Sadqi dhe kreu i Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare dhe Punëve të Jashtme Mojteba Zannour.

Anëtari i kryesisë së parlamentit iranian, Muhamed Ali Vekili në Twitter tha se 30 përfaqësues tjerë parlamentarë janë testuar ndaj koronavirusit dhe katër të tjerë ishin pozitivë. Ai nuk zbuloi identitetin e parlamentarëve të infektuar.

Koronavirusi në fund të vitit të kaluar u paraqit dhe shpejtë u përhap në qytetin kinez Wuhan, ndërsa raste të infektimit janë konfirmuar edhe në 30 vende në mbarë botën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button