Osmani: Sot do të diskutojmë me Kurtin rreth taksës

Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani është duke zhvilluan një vizitë në komunën e Pejës ku pritet të përurohet shtatorja e kampiones olimpike, Majlinda Kelmenit.

Ajo në një prononcim të shkurtër para gazetarëve ka bërë të ditur se sot gjatë ditës do të diskutohet me Kryeministrin Albin Kurti rreth tarifës prej 100 për-qind ndaj produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

“Ne do ta diskutojmë këto çështje sot gjatë ditës bashkë me Kryeministrin Kurti dhe pas diskutimeve do të ju informojnë për detajet”.

“Është tejet më rëndësi që partnerët e koalicionit të marrin vendime të përbashkëta”.

“Unë shoh bashkëpunim shumë të mirë nga ana e partnerëve të koalicionit dhe shoh se qëllimi është i përbashkët: ruajtja e interesit të vendit dhe ruajtja e partnerëve ndërkombëtarë”.

“Jam e bindur se çdo dallim që mund të jetë rreth asaj se si mund t’i ruajmë interesat e vendit dhe partnerët ndërkombëtarë do të zgjidhet shumë shpejt”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button