Kosovë, opozita kërkoi seancë të jashtëzakonshme për të hënën

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet nesër (e premte), për të shqyrtuar kërkesën e deputetëve të opozitës për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme.

Mbledhja do të mbahet në ora 14:00, për të vendosur lidhur me kërkesën e deputetëve të opozitës, pasi që AAK ka mbledhur 41 nënshkrime për seancë të jashtëzakonshme, transmeton Insajderi.

Në këtë seancë pritet të diskutohet letra e shkëmbyer në vitin 2013 mes presidentit Hashim Thaçit, aso kohe kryeministër dhe ish shefit të NATO-së, Andres Fogh Rasmussen.

Ky është rendi i ditës:

1. Kërkesa e 41 deputetëve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit,

2. Të ndryshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button