Dimitrov: Grupi i Vishegradit konfirmoi nevojën për hapjen e negociatave

Nikolla Dimitrov, ministri për punë të jashtme mori pjesë në debatin që u mbajt në Pragë, ku mori pjesë edhe komisari për zgjerim në BE, Oliver Varheji, transmeton Portalb.mk.

Debati u përqendrua në mbështetjen për integrimin evropian dhe bashkëpunimin rajonal të vendeve të Ballkanit.

“Falënderim presidencës çeke të Grupit të Vishegradit për ruajtjen e politikës së zgjerimit, domethënë lartë në agjendën e kompletimit dhe për këtë takim me një kohë me të vërtetë të shkëlqyer. Ky tubim është shenjë për  bashkim – pa Ballkanin Perëndimor nuk do të jetë e mundur një Evropë e plotë, prosperuese, stabile dhe e sigurt”, deklaroi Dimitrov, në takimin e Grupit të Vishegradit, i cili udhëhiqet nga Çekia prej 1 korrikut të vitit të kaluar.

Në takim morën pjesë ministrant e punëve të jashtme të Kroacisë, Sllovenisë dhe përfaqësuesi i  Austrisë, të cilët i dhanë mbështetje Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për nisjen e negociatave.

Varheji tha se raporti i Komisionit Evropian për të dyja vendet, që duhet të publikohet javën e ardhshme, është inkurajues.

“Ka progres serioz në të dyja vendet. Jam shumë i inkurajuar nga fakti që të dyja vendet, kanë vendosur t’i përshpejtojnë përgatitjet e tyre”, tha Varheji.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button