Ka mundësi brenda 10 ditëve të arrijnë pasaportat

Naqe Çulev, Ministri i punëve të brendshme gjatë vizitës në SPB-Manastir theksoi se për 7 deri në 10 ditë pritet të vijnë pasaportat e reja në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Kemi paralajmërime për 7 deri në 10 ditë të mbërrijë dërgesa e parë me dokumente udhëtimi dhe në këtë pjesë gjendja me dokumentet e udhëtimit do të relaksohet”, tha Çulev.

Ai gjatë vizitës në SPB-Manastir theksoi përmirësimin e gjendjes së veprave penale që janë zbuluar në këtë stacion policor. Gjithashtu u bisedua edhe për organizimin e zgjedhjeve të 12 prillit.

Ndryshe, rreth 100 mijë pasaporta pritet të vijnë më 24 mars, derisa tjerat pritet të vijnë sivjet në shtator ose tetor.

“Për momentin punojnë grupe punuese nga MPB-ja dhe nga kompania ‘Veridos’ sepse edhe kjo nuk është bërë, nënshkruajmë marrëveshje të re kornizë për dy vite me kompaninë e re, porositim, ndërsa nuk janë specifikuar pamja dhe përmbajtja e dokumenteve të reja personale”, sqaroi ministri Çulev.

Ai paraprakisht ka deklaruar se deri në porosinë e ardhshme kanë mbetur edhe 3.700 formularë, ndërkaq janë dorëzuar rreth 16.500 kërkesa për procedurë të rregullt dhe 650 me procedurë urgjente.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button