Mbaruan testimet për virusin korona në Maqedoninë e Veriut, rezultatet negative
Ministria e shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut raporton se rezultatet e personit të ardhur nga Italia janë negative sa i përket prezencës së virusit korona, transmeton Portalb.mk.
“Rezultatet e personit që ka ardhur nga Italia, e që u testua orët e fundit në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup janë negative për virusin korona”, deklarojnë nga Ministria e shëndetësisë.
MSH-ja sqaroi se ky është personi i fundit për të cilin priten rezultat. Për momentin nuk ka pacientë për të cilin priten rezultate në lidhje me virusin korona.
Ndryshe, ky ishte edhe testimi që e paralajmëroi sot në konferencën e fundit ministri Venko Filipçe. Paraprakisht sot dy pacientë tjerë kishin rezultuar negativ në testimin e njëjtë, ndërsa dje Ministria e shëndetësisë konfirmoi se është regjistruar rasti i parë i virusit korona në Maqedoninë e Veriut.
- LEXO: Koronavirusi, Filipçe: Maqedonia e Veriut po bën atë që rekomandohet nga OBSH
- LEXO: ZYRTARE: Virusi korona arriti në Maqedoninë e Veriut
- LEXO: RMV, janë identifikuar dhe izoluar udhëtarët që ishin së bashku me të infektuarën me virusin korona
- LEXO: Ndalohet hyrja te Klinika për sëmundjet e fëmijëve në Shkup
- LEXO: Forco sistemin imunitar, mbaje larg koronavirusin me këto metoda