Tronditet futbolli italian, një futbollist është infektuar me Coronavirus

Coronavirusi është kthyer tashmë një kërcënim apsolut në Itali pasi ka marrë jetën e 14 personave, transmeton OraNews.

Sipas “La Nazione”, virusi vdekjeprurës, ka infektuar një futbollist të Serisë C në Apenine.Nuk është bërë i njohur identiteti i tij, por bëhet fjalë për lojtar që luan në provincën e Sienës. Thuhet se futbollisti nuk pranoi të luante dhe u fut vullnetarisht në karantinë për të mos rrezikuar përhapjen e virusit.

Ai u testua menjëherë dhe fatkeqësisht rezultoi pozitiv. Më pas u transferua në një ambulancë të veçantë në departamentin e sëmundjeve infektive të spitalit të Sienës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button