Më pak lindje se vdekje në Maqedoninë e Veriut

Enti shtetëror i statistikave publikoi të dhënat që në tremujorin e fundit të vitit 2019-të në Maqedoninë e Veriut u regjistruan 49-të vdekje më shumë se lindje, transmeton Portalb.mk.

Qyteti i Manastirit ka dallimin më të madh, duke shënuar 127-të lindje më pak, ndërsa qyteti i Tetovës ka rritje më të madhe, ku ka 113 lindje më shumë se vdekje gjatë kësaj periudhe.

Lindje më pak se vdekje ka në këta vende tjera: Prilep (81), Ohër (51), Shtip (43), Gjevgjeli (39), Kërçovë 35, Kumanovë dhe Veles me 18 lindje më pak se vdekje.

Lindje më shumë se vdekje ka në këta vende tjera: Studeniçan (80), Strugë (43), Likovë (38), Zhelinë (22), Shkup (9).

Gjithsej, në këtë tremujor janë shënuar  5,103 lindje dhe 5,152 vdekje. Ndërkohë janë regjistruar edhe 3,381 martesa dhe 592 divorce.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button