Qytetarët që kanë ardhur nga rajonet e prekura me korona virusin, të paraqiten në qendrat për shëndet publik

Qeveria apelon të gjithë qytetarët që janë kthyer nga rajonet që zyrtarisht janë prekur me epidemi të korona virusit detyrimisht të paraqiten në kontakt telefonat e qendrave për shëndet publik, njofton Portalb.mk.

“Qeveria i njofton të gjithë të punësuarit në institucionet shtetërore dhe lokale si dhe ndërmarrjet, të punësuarit në arsim fillor, të mesëm dhe të lartë si dhe të gjithë nxënësit dhe studentët, që nëse brenda gjatë 2 javëve të fundit kanë udhëtuar apo qëndruar me ndonjë i cili ka ardhur nga këto vende/rajone: rajonet Lombardia, Veneto, Emilija Romanja, Piemont në Itali, si dhe Republika Popullore e Kinës, Honk Kongu, Irani, Japonia, Maku, Filipinet, Republika e Koresë, Singapuri, Tajvani duhet që mos të shkojnë në punë, në shkollë ose në fakultet dhe t’a informojnë institucionin, ndërmarrjen dhe institucionin arsimor dhe menjëherë të paraqiten në telefonat për kontakt në qendrat për shëndet publik në Manastir – 071/261-330, Veles – 071/219-278, Gjevgjeli – 078/545-444, Koçani – 071/373-913,Kumanovë – 070/215-851, Ohër – 070/723-029, Prilep – 076/475-747, Shkup – 071/289-614, Strumicë – 072/235-543, Tetovë – 075/240-464, Gostivar – 076/365-161, Shtip – 078/365-61 dhe në telefonin e Institutit për shëndet publik – 078/387-194, si dhe në telefonin “Allo doktore” – 02/15-123,”thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Ata shtojnë që me plotësimin e këtij obligimi, qytetarët do të ndihmojnë në grumbullimin e informative relevante për gjendjen me korona virusin, që institucionet të mund të reagojnë me kohë dhe në mënyrë efektive.

“Qeveria apelon për përgjegjësi maksimale personale të secilit punonjës në institucione, prindërit e fëmijëve në procesin arsimor dhe të gjithë qytetarëve, të realizohet mbrojtja maksimale e secili individ dhe e shëndetit publik, si dhe të monitorohen dhe të praktikohen rekomandimet e Ministrisë së shëndetësisë dhe të Organizatës botërore për shëndetësi”, shtohet në komunikatë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button