RMV, frikë dhe panik te pasagjerët dhe kompanitë turistike për shkak të Covid-19

Oda Ekonomike për Turizëm e Maqedonisë (OETM) tha se frika dhe panika tek pasagjerët dhe agjencitë turistike është më e madhe për shkak të paraqitjes së llojit të ri të koronavirusit (Covid-19) ndërsa nga institucionet kompetente kërkon informacione të sakta dhe drejtime lidhur me udhëtimet, e jo vetëm rekomandime, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtoresha ekzekutive e OETM-së, Bilana PejoskaRisteska tha se Ministria e Shëndetësisë duhet të japë informacione të sakta, e jo vetëm rekomandime, që në botën afariste nuk do të thotë asgjë.

Sipas saj, nëse Ministria thotë kufizime ose ndalesë të lëvizjes atëherë kompanitë e sektorit turistik do të mund më lehtë të punojnë.

Pejoska-Risteska thekson se për shkak të koronavirusit udhëtimet drejt Italisë tërësisht janë anuluar tha se ka anulime për udhëtime edhe në rajonet tjera.

“Kemi anulime edhe në rajonet tjera që nuk janë përfshirë, që do të thotë se frika dhe paniku janë më të mëdha tek pasagjerët, megjithatë edhe kompanitë janë në atë situatë”, tha Pejoska-Risteska.

Kryetari i Odës Ekonomike për Turizëm të Maqedonisë, Emil Dimitrovski tha se deri te Ministria e Transportit dhe Lidhjeve ka dërguar kërkesë që të merret qëndrim lidhur me aviokompaninë “Wizzer” lidhur me shitjen paraprake të biletave për avion.

“Kërkojmë që për ‘Wizzer’ (Oda Ekonomike) të na dalë në ndihmë, sepse ajo (aviokompania) merr subvencione nga shteti, siç thash, të dyja opsionet janë në tavolinë, njëri është t’i kthejë mjetet që të mund t’ju jepen pasagjerëve, ndërsa i dyti është të shtyhen”, theksoi Dimitrovski.

Ai shtoi se aranzhmanet për 8 Mars në rajon që janë përfshirë me Covid-19 tërësisht janë anuluar ndërsa në rajonet tjera siç janë Bullgaria, Greqia, vazhdojnë normalisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button