Talibanët sulmuan bazë të NATO-s , 12 viktima (VIDEO)

Në disa sulme vetëvrasëse me bombë të talibanëve krynegritës dhe luftës dyorëshe me forcat amerikane dhe afgane para bazës së NATO-s afër qytetit Jalalabad, në lindje të Afganistanit, sot në mëngjes u vranë 12 persona dhe u plagosën disa ushtarë të koalicionit ndërkombëtar.

Përfaqësuesi lokal policor tha se 12 kufoma të veshura me uniforma të policisë dhe ushtrisë afgane  janë gjetur afër hyrjes së bazës  ajrore, por tani për tani nuk është e qartë nëse viktimat janë talebanë që shpesh herë kryejnë sume me bombë me uniforma të forcave afgane të sigurisë.

“Pati disa sulme të kamikazëve, konfirmon majori Martin Krajton, zëdhënës i forcave ndërkombëtare të ISAF të drejtuara nga NATO.

Zëdhënësi taleban Zybihula Muxhahid konfirmoi se disa talebanë “sot në mëngjes e sulmuan bazën amerikane në Jalalabad dhe i është shkaktuar dëm i madh armikut”.

Lajme të ngjashme

Back to top button