Lëvizja BESA dhe LSDM-ja nënshkruan marrëveshje për koalicion parazgjedhor (FOTOGALERI)

Kryetarët e LSDM-së dhe Lëvizjes BESA, Zoran Zaev dhe Bilall Kasami, e nënshkruan marrëveshjen parazgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 prillit, njofton Portalb.mk.

Zoran Zaev - Bilall Kasami
Zoran Zaev – Bilall Kasami

Sipas marrëveshjes, kryetari i Lëvizjes BESA do të jetë bartës i listës në Njësinë Zgjedhore 6, ku do të garojnë edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

LSDM - Lëvizja BESA
LSDM – Lëvizja BESA

Deputeti aktual, Fadil Zendeli, do të jetë një prej 5 vendeve në Njësinë Zgjedhore 4.

Zoran Zaev - Bilall Kasami
Zoran Zaev – Bilall Kasami

Në deklaratën e përbashkët të dy partive, theksohet se kjo marrëveshje nënshkruhet në frymën e ndërtimit të besimit dhe ardhmërisë së përbashkët evropiane dhe respektimit të vlerave qytetare, identike të vlerave evropiane.

Zaev, tha se kjo marrëveshje është historike dhe fituese.

“Shoqëria jonë ndryshon në të mirë, po kujdesemi për konceptin tonë “Një shoqëri për të gjithë”, ndërkaq sistemi monoetnik për ne është e kaluar. LSDM në vitin 2016-të ka mbledhur dhjetëra mijëra votues. Konceptin multientik e reflektojmë në koalicion me program të përbashkët, kapacitete të përbashkëta kadrovike. Do të punojmë bashkë në përpjekjet tona për shoqëri më të mirë dhe bashkim, në fushën e ekonomisë, eurointegrimeve… në shtëpinë tonë të përbashkët u bëmë edhe më të fortë. Ky koalicion është historik, fitues dhe më e ndryshme deri më tani.

Zoran Zaev
Zoran Zaev

Ai e uroi Lëvizjen BESA, për ashtu siç tha, e kanë tejkaluar veten dhe e kanë pranuar sfidën që bashkë të punojnë për shoqëri për të gjithë.

Zaev i porositi edhe partitë tjera shqiptare se LSDM nuk do të pranojë marrëveshje dhe bisedime të cilat themelohen në shantazhe dhe tregti.

“Të pranuar do të jenë të gjithë ata të cilët u përmbahen parimeve tona, konceptit qytetar, i cili është postulati jonë kryesor, të punojmë bashkë për ardhmërinë tonë dhe fëmijëve tonë”, tha Zaev.

Edhe Kasami e vlerësoi si historike, nënshkrimin e marrëveshjes.

“Kjo është ditë historike. Më këtë marrëveshje presin që votuesit shqiptarë ta shfrytëzojnë këtë mundësi historike për të qenë anëtarë të një koalicioni qeverisës. Ky koalicion është vazhdimësi e trenit të NATO-s që do të na anëtarësojë edhe në Bashkimin Evropian.”, deklaroi Kasami..

Bilall Kasami
Bilall Kasami

Përndryshe, koalicioni Lëvizja BESA – LSDM, erdhi pasi që Aleanca për Shqiptarët dhe partia Alternativa arritën marrëveshje për koalicion parazgjedhor, pa Kasamin.

Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes, kreu i ASH-së, Ziadin Sela ka thënë se oferta ka qenë e njëjtë për të gjithë dhe se Lëvizja Besa ka vetë përjashtuar veten nga ky koalicion.

Ajo që dihet deri më tani, se në zgjedhje do të garojë BDI-ja e vetme, ndërkaq PDSH-ja, ende nuk e ka gjetur partnerin e koalicionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button