Këshilli për Etikë: Mediat në RMV të raportojnë me përgjegjësi për Koronavirusin

Në lidhje me paraqitjen e parë të Koronavirusit në shtet, Këshilli për Etikë në Mediat e Maqedonisë  i ftoi mediat që të raportojnë në mënyrë profesionale dhe etike dhe të mos kontribuojnë në shpërndarjen e të pavërtetave dhe krijojnë panik në opinion, njofton Portalb.mk.

“Informimi në këso raste, sipas Kodit të Gazetarëve (neni 8), patjetër të jetë i liruar nga senzancionalizmi. Mediat duhet që i dallon nga transmetuesit e thjeshtë të informatave dhe fakteve dhe ta zbatojnë rolin e tyre si qetësues të shqetësimit te qytetarët. Përveç asaj, ata duhet me kujdes t’u qasen informatave me të cilat i theksojnë vlerësimet për eskalim eventual të ndodhive”, thuhet në kumtesën e KEMM.

Përndryshe, dje është konfirmuar rasti i parë i Koronavirusit në Maqedoninë e Veriut. Bëhet fjalë për paciente të lindur në Shkup në vitin 1970, e cila ka qenë në Itali për një kohë.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se të gjithë pasagjerët që udhëtonin me gruan e infektuar me Koronavirus janë identifikuar dhe testuar.

Kushdo që ka pasur kontakte me këtë grua do të mbetet në shtëpi deri sa të përfundojnë testimet dhe të jepen rezultatet. Ata do të qëndrojnë në izolim për 14 ditë.

Pasagjerët që udhëtonin me të ishin nga Shkupi dhe Strumica, dhe në furgon ishin 9 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button