Serish fyhen shqiptarët nga tifozë maqedonas (VIDEO)

Tifozët e skuadrës së Vardarit në Shkup, të njohur si “Komitët”, bënë një thirrje për bashkimin e gjithë tifozëve të etnisë maqedonase kundër shqiptarëve.

Thirrjes së tyre u janë përgjigjur pozitivisht me koreografi të ndryshme anti-shqiptare dhe thirrje për bashkim tifozët e skuadrës së basketbollit “MTZ Skopje” dhe disa grupe të tjera tifozerish në vend.

Mbrëmjen e së shtunës, gjatë ndeshjes së basketbollit në të cilën luante ekipi i MTZ-së, tifozët realizuan kore anti-shqiptare, si “shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur” apo “dhoma gazi për shiptarët”. 

“Maqedonia është e maqedonasve dhe përgjithmonë kështu do të jetë, nga të gjithë do të ruajmë, të gjithë armiqtë do t’i dëbojmë”, shkruhej në një sllogan të shfaqur në pallatin e sportit.

“Të gjithë të bashkuar kundër të mallkuarve shqiptarë. Gjithmonë maqedonas, Shkupi, Gostivari, Tetova, Dibra, Struga”, ishte slogani i shkruar nga tifozët maqedonas.

Një nismë e tillë parapriu një incident ndëretnik të dielën në Shkup, kur një autobus me udhëtarë shqiptarë u sulmua nga tifozët maqedonas në Shkup.

Autoritetet nuk kanë komentuar ende zyrtarisht për këtë ngjarje, që rrit tensionet në fqinjin tonë lindor. 

Lajme të ngjashme

Back to top button