Pranoi publikisht lidhjen me Robertin, modelja reagon pas akuzave: Nuk e shkatërrova unë martesën

Deklarata publike e Jessica Kadiut një dite më parë shqërua me zhurmë në rrjet, aq sa fansat e Robertit apo edhe të Norës nisën akuzat ndaj modeles duke e parë si shkaktare të prishjes së martesës së çiftit të njohur, që i dhanë fund lidhjes së tyre 13-vjeçare, shkruan Class.

.

Në llogarinë e saj në Instagram, Jessica pranoi lidhjen, por njëkohësisht edhe ndarjen nga Robert Berisha. Edhe pse sqaroi arsyet e ndarjet, Jessica nuk i ndali dot akuzat apo sulmet virtuale për prishjen e martesës së dy këngëtarëve.

Për këtë arsye, Jessica ka bërë edhe një postim tjetër përmes të cilit sqaron të gjithë ndjekësit e saj virtualë se ajo dhe Roberti kanë qenë bashkë kur aid he Nora i kishin dhënë fund martesës së tyre.

.

“Doja të bëja të qartë një gjë përpara se të ketë vend për më shumë gjykim: Unë NUK prisha një martesë. Unë NUK kam prishur familje. Marrëdhënia ime me Robertin filloi pasi ai dhe ish-gruaja e tij i dhanë fund martesës së tyre. Jam rritur nga një familje e bukur që ka moral dhe respekt dhe më kanë mësuar të mirën nga e keqja. Kështu që para se të gjithë të gjykoni, mbani mend se kjo është e gjitha një situatë, mbase askush nga ju nuk do ta kuptojë ndonjëherë dhe kjo është në rregull, por unë po ju kërkoj të gjithëve të mendoni para se të flisni dhe të bëni akuza të rreme.”

.
.
.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button