Asnjë rast i konfirmuar me koronavirus në Shqipëri

Pas vdekjes se nje 45 vjeçari nga Skarapari ne Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë,  ka reaguar këtë të mërkurë Zv/Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakaçolli. “Pacienti ka humbur jetën si rezultat i një insufiçense respiratore nga një pneumoni bilaterale, që është konstatuar nga analizat se ka qenë i prekur nga virusi i gripit stinor. Nuk ka pasur asnjë lidhje me koronavirusin”, u shpreh Rakaçolli, transmeton OraNews.

Zëvendësministrja nënvizoi faktin se në Shqipëri nuk ka asnjë të prekur nga koronavirusi. “Janë testuar 13 raste të dyshuara tek udhëtarë që kanë histori udhëtimi me vendet e prekura nga koronavirusi i ri dhe rezulton deri në këto momente, se, Shqipëria nuk ka asnjë rast të konfirmuar me COVID-19”, tha ajo.

Rakaçolli theksoi se pas nje takimi të Komitetit të Ekspertëve, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur rialokimin e një fondi shtesë prej 1 milion dollarë vetëm për shtimin e stokut të mjeteve të mbrojtjes personale në strukturat shëndetësore.

Sakaq gjatë 24 orëve të fundit në pikat kufitare janë kontrolluar dhe këshilluar 4800 udhëtarë. Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë rekomandon qytetarët që vijnë nga rajonet e prekura, të vetëkarantinohen për një periudhë prej 14 ditësh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button