Për rastin e parë të virusit korona, foli Spasovski dhe Filipçe

Oliver Spasovski, kryeministri i RMV-së së bashku me ministrin e shëndetësisë, Venko Filipçen dhe Zharko Karaxhoskin nga Instituti i shëndetit publik janë paraqitur në konferencën për media menjëherë pas konfirmimit se në vendin tonë tashmë është prezent virusi korona, transmeton Portalb.mk.

“Analizat epidemiologjike tregojnë se ajo kishte qenë në Itali për një muaj në vizitë te të afërmit. Tashmë dy javë është e sëmurë dhe është testuar në një institucion shëndetësor në Itali, menjëherë pas hyrjes në vendin tonë është drejtuar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup”, tha Filipçe.

Pacientja te e cila është konfirmuar virusi korona është një 50 vjeçare nga Shkupi. Ajo kishte qenë një muaj në Itali tek të afërmit, ku tashmë dy javë e kishte konfirmuar se është e sëmurë.

Kryeministri Spasovski gjithashtu apeloi te qytetarët për qetësi, pa panik. Ai theksoi se institucionet janë gati të reagojnë menjëherë.

“U bëj thirrje qytetarëve tërësisht t’u përmbahen rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë. Në këtë moment është shumë me rëndësi vetëdija tek të gjithë të jetë në nivel të lartë”, tha Spasovski.

Karaxhovski nga Instituti sqaroi se shërbimet mjekësore janë vazhdimisht të përgatitura të veprojnë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button