Në Shqipëri abuzojnë me çmimet, farmacitë në Milano japin falas dezinfektues për qytetarët

Veriu i Italisë po përjeton makthin e përhapjes së koronavirusit, teksa deri më tani janë shënuar 12 viktima dhe 400 të infketuar. Megjithatë, qytetarët vijojnë të marrin masa mbrojtëse, për të shmangur infektimin, transmeton OraNews.

Nëse në Shqipëri jemi përballur ditët e fundit me një rritje të çmimeve të dezinfektantëve dhe maskave mbrojtëse, në Milano farmacitë kanë bërë një akt për tu përshëndetur. Ato kanë nisur të shpërndajnë falas dezinfektantë për qytetarët.

Ne shpërndajmë falas për klientët tanë që kanë kartën e anëtarësisë. U japim atyre 80 ml xhel dezinfektues të bërë në laboratorin tonë me bazë alkooli 70%. 

Do të donim të ishim në gjendje të jepnim shishen dhe dezinfektuesin së bashku, por kontejnerët janë pothuajse të pamundur të gjenden. Ejani me shishen tuaj dhe ne do t`ua mbushim atë”, u shpreh Giuseppe Piccarreta, pronar i një farmacie në Milano.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button