Nuk ka kulla tek Teatri Kombëtar

Ka dështuar plani për të ndërtuar Teatrin Kombëtar bashkë me kullat. Bashkia e Tiranës njofton se kanë dështuar tratativat me kompaninë “Fusha sh.p.k” pasi është konstatuar se ajo nuk ka kapacitetet e duhura për të realizuar projektin e Teatrit të ri, transmeton ABC.

Kështu, pas dështimit të marrëveshjes, Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet me fonde publike dhe jo si një PPP.

“Komisioni i negocimit, në mbështetje të të gjitha kërkesave të komunitetit të artistëve për një teatër modern, i cili përmbush kriteret e nevojshme për realizimin profesional e me cilësi të shfaqjeve teatrale, nuk arriti të gjejë dakordësinë me palën private. Modeli financiar i propozuar nga pala private e interesuar për ndërtimin e godinës së Teatrit të ri Kombëtar dhe zhvillimit të zonës urbane, por edhe kompleksiteti i projektit, i cili duhet të përmbushte të gjitha kërkesat teknike të kërkuara nga përfaqësia e artistëve në komision, nuk mundësonte ndërtimin e godinës në një kohë të shpejtë dhe me infrastrukturë moderne për një teatër bashkëkohor.

Nisur nga interesi për të ndërtuar një godinë bashkëkohore dhe moderne, që plotëson të gjitha kushtet teknike për realizimin e shfaqjeve, e cila t’i shërbejë komunitetit artistik teatror dhe publikut artdashës, Qeveria dhe Bashkia e Tiranës vendosën që godina e re e Teatrit Kombëtar të ndërtohet nga shteti si një investim publik”, njofton bashkia e Tiranës.

Bashkia e Tiranës lidhi një marrëveshje me kompaninë “Fusha” një vit e gjysmë më parë sipas të cilës kjo kompani merrte përsipër të ndërtonte godinën e re të Teatrit Kombëtar në këmbim të një hapësire tokë si edhe lejes së ndërtimit për të ndërtuar disa kulla në zonë.

Marrëveshja shkaktoi reagimin e fortë të artistëve, të cilët protestojnë që prej ditës së parë pasi u zbulua plani.

Menjëherë pas dështimit të planit për ndërtimin e Teatrit Kombëtar, në një prononcim për ABC News, Ergys Mertiri është shorehur se shpreson që tashmë qeveria të heqë dorë nga prishja e goditës së teastrit. Gjithashtu ai e quan një fitore të rezistencës së tyre këtë vendim.

“Unë mendoj se qeveria do të gjynjëzohet dhe do të heqë dorë nga hesja e teatrit. Janë dy godina bashkë me sheshin është e rëndësishme që jo vetëm të ruhet, por tu jepet hijeshia godinave. Qeveria mund të refuzojë rikonstruktsionin dhe e rëndësishme është të heqë dorë nga prishja. Kemi shmangur një aferë korruptime, kullat nuk do të ndërtohen dhe kemi dëshmuar se nëse reagohet ky pushtet është i dobët. Se sa kjo qeveri do të ketë vullnetin për rikontrtuksionin e saj e rëndësishmë është të mos prishet ajo. ne do të vazhdojmë përpjekje tona ne jemi në kontakt me ndërkombëtarët për çdo lëvizje që bën qeveria“, tha Mertiri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button