Këto janë veturat më të mira të vitit 2012 (FOTO)

10. Lamborghini Gallardo
Lamborghini Gallardo, në garë e tij prej 0-100-0 mph. qa qenë më i shpejtë se “vëllau” i tij i madh dhe fuqishëm, por këtë rezultat e ka arritur falë pashës më të vogël. Gallardon ka motorin 5 litërsh V10 me fuqi prej 520 KF. Ky motor, Gallardon e katapulton prej 0 deri 100 km/h për vetëm 4 sekonda.

9. Porsche 911 Turbo
Duke ju falënderuar Turbo motorit të ri prej 450 KF, i cili është i sofistikuar dhe gjendet në këtë model, Porsche ka bërë me dije se nuk është e tëra në fuqi.

8. Caterham CSR 260
Modeli i njohur britanez Caterham gjithnjë është trajtuar si automobili më i shpejtë i planetit (prej 0 deri 100 km/h për vetëm 3 sekonda). Pesha e tij është 565 kg. ndërsa CSR 260 posedon motorin 2.3 litërsh me fuqi prej 250 KF.

7. Pagani Zonda
Italiani me zemër gjermane, pa dyshim është automobili më ekstravagant nga prodhimi serik. Mercedes AVG ka motorin 7.3 litërsh V12 dhe fuqinë prej 555 KF gjë që mjafton që të arrin shpejtësinë prej 0 deri 100 km/h për vetë 3.4 sekonda dhe shpejtësinë maksimale 350 km/h.

6. Porsche Carrera GT
Prodhimi më i fuqishëm serik i të gjitha kohërave nga Porchei i cili posedon motorin 5.7 litërsh V10, pa dyshim se është njëri nga GT automobilat më të përparuar. Ky model i cili është shitur 1270 ekzemplarë, është njëri nga super automobilat më të suksesshëm të prodhuar ndonjëherë.

5. McLaren F1 LM
Automobili i cili është prodhuar për një qëllim-të jetë më i shpejti. Një proces i pa kompromis i prodhimit i ka mundësuar këtij modeli që ta ketë këtë epitet 10 vite, që për konkurrentët e tij ka qenë i pa prekur. Këtë model posedon motori V12 me fuqi 627 KF dhe me shpejtësi maksimale prej 386.5 km/h.

4. Ariel Atom
Atom-in e prodhon një prodhues i vogël në Somerset në Britani të Madhe, e cila ka të punësuar rreth 20 punëtorë. Ky model ka motorin e Hondës i marë nga modeli Civic Type-R i cili është i përpunuar dhe ka fuqi prej 300 KF. Pesha e tij është 465 kg. dhe nuk do të na befasojë që shpejtësinë prej 0 deri 100 km/h e arrin për vetëm 2.9 sekonda.

3. Ferrari Enzo
Ferrari më i shpejtë i të gjitha kohërave ka marrë emrin sipas themeluesit dhe prodhuesit legjendar italian. Këtë epitet ja ka rrënuar modeli McLaren F1 i cili e ka “shkelur” në të gjitha garat. Modeli Enzo është prodhuar në vetë 399 ekzemplarë.

2. Bugatti Veyron 16.4.
Deri sa konkurrentët e tij janë shumë agresiv dhe të zhurmshëm, Bugatti Veyron siguron komfor të madh për dy pasagjerët e tij. Ky automobil peshon dy tonelata, që e bënë modelin më të rëndë në familjen e dhjetë modeleve më të shpejta. Por shpejtësia nuk e pengon që garën 0-100-0 km/h ta kaloj për vetëm 10 sekonda. Shpejtësia maksimale e tij është 406 km/h, që e ka bërë këtë model më të shpejtin në botë duke ju falënderuar motorit të sofistikuar W16 me fuqi 1001 KF

 

                                                                                                                                                           1. Ultima GTR 720
rodhuesi i vogël britanez ka prezantuar versionin e ngasësit të shpejtë i bazuar në motorin e Chevrolet-it V8 me fuqi 720 KF, që një herrit ka hyrë në librin e Ginisit të rekordeve për shkak se e ka arritur kohë më të mirë se sa Bugatti Veyron për vetëm 7 të qindtat e sekondës. Prej 0 deri 100 km/h arrin për vetë 2.6 sekonda, ndërsa prej 100 deri 0 mph. për vetëm 3.6 sekonda. 

Lajme të ngjashme

Back to top button