I shkarkuari Vlladimir Pançevski, me vendim të plotfuqishëm i dënuar për mobing

Gjykata e Apelit në Shkup e ka konfirmuar aktgjykimin e shkallës së parë, të shqiptuar nga Gjykata Civile, i cili paraprakisht konstatoi se ish gjykatësi i shkarkuar, Vlladimir Pançevski ka kryer trysni psikologjike, gjegjësisht ndaj të punësuarit Goran Stamenkovski, njoftoi portali Pravidiko, transmeton Portalb.mk.

Gjykata më e lartë ka konstatuar se Stamenkovski ka qenë i shqetësuar në mënyrë psikologjike nga Pançevski i cili gjatë asaj kohe e ka kryer funksionin e kryetarit të Gjykatës Penale të Shkupit.

Përndryshe, Pançevski akuzohet edhe për keqpërdorim të pozitës zyrtare gjatë shfrytëzimit të sistemit AKMIS. Ai mund të dënohet prej 6 muaj deri në 3 vjet burg nëse shpallet fajtor se e ka shpërdorur detyrën dhe autorizimin zyrtar duke shpërndarë lëndë gjyqësore në mënyrë manuale, gjegjësisht duke mënjanuar përdorimin e sistemit AKMIS.

Akuza ndaj Pançevskit u ngrit pasi që në fund të vitit 2017-të Ministria e Drejtësisë e publikoi raportin që doli nga kontrolli i sistemit AKMIS. Pas kontrollit të bërë në Gjykatën Themelore Shkupi 1 plani vjetor për menaxhim me lëndët gjyqësore është sjellë më vitin 2013 dhe për të njëjtin nuk është formuar trup punues, gjë e cila nënkupton se lëndët janë ndarë në mënyrë manuale. Edhe orari i punës në këtë gjykatë nuk ka qenë stabil, vetëm gjatë shtatorit të 2017-s i njëjti është ndryshuar tre herë.

Për manipulimin e sistemit u shkruajt edhe në raportin vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), të cilët i theksuan me emër dhe mbiemër kryetarët e Gjykatës Themelore të Shkupit dhe asaj Supreme, si të përfshirë në skandalin me AKMIS.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button