U konfirmua rasti i parë i koronavirusit në Brazil
Në Brazil është konfirmuar rasti i parë i infektimit me llojin e ri të koronavoirusit, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë së Brazilit njoftoi se 61 vjeçari sipërmarrës nga Sao Paolo kërkoi ndihmë mjekësore pas kthimit nga Italia në të cilën qëndroi nga 9 deri më 21 shkurt.
U theksua se personi në fjalë është infektuar me koronavirusin, ndërsa vazhdon të konfirmohet numri i personave më të cilët ka qenë në kontakt në udhëtimin, por edhe gjatë kthimit në Brazil.
Kjo njëherësh është edhe rasti i parë i infektimit me koronavirusin në Amerikën Jugore.
Në Itali deri tani me llojin e ri të koronavirusit janë infektuar 322 persona. Më së shumti janë regjistruar në Lombardi, ku janë infektuar 240 persona.