fbpx

Çe Team “u bllokua” në bulevardin Blagoja Toska në Tetovë

Ekipi “Çe Team TV” përkrahur nga portali informativ Portalb.mk, e ka realizuar videon e radhës, këtë herë për bulevardin Blagoja Toska në Tetovë. 

Si një ndër mënyrat më efikase për lehtësimin e komunikacionit tejet të ngarkuar në Tetovë, shihet edhe hapja e bulevardit “Blagoja Toska”, bulevard ky që fillon nga unaza te ish restoranti “Mema” dhe përfundon te Stadiumi i qytetit.

Ndryshe, Nga viti 2014 e këndej kryetarja e Komunës së Tetovës për Portalb.mk dhe  Vërtetmatës.mk ka premtuar hapjen e buleavardit “Blagoja Toska”bulevard ky që tash e dy vite është shndërruar në parking , ndërsa para 2 vitesh për bulevardin “Bllagoja Toska” Arifi shprehej bindshëm se do të hapet deri në fund të atij viti, vetëm 1 ditë para fillimit të vitit 2020 ajo për Portalb.mk premtoi hapjen e bulevardit industrial kurse për “Bllagoja Toska” nuk ishte shumë optimiste.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close