Rusia do ndërtojë dy luftanije helikopterësh në Krime

Ministria ruse e mbrojtjes tha sot se ka nënshkruar kontratën për ndërtimin e dy luftanijeve amfibe.

“Ne presim që deri në fund të prillit, departamenti të nisë ndërtimin e luftanijeve amfibe në impjantet Zalyv në Krime,” tha një burim i ministrisë, duke shtuar se “dizajni teknik është krijuar sipas specifikimeve teknike të komandës detare”.

Burimet thanë se nisja e kuvertës së helikopter-mbajtëseve do të koinçidojë me 75-vjetorin e Luftës së Dytë Botërore, pa specifikuar buxhetin e tyre, transmeton Top Channel.

Burime të tjera kanë thënë për agjencinë TASS se luftanijet do të jetë të masës 25,000 ton peshë transporti dhe 220 metra të gjata. Një prej tyre do të mbajë të paktën 20 helikopterë të rëndë në bord, rreth 900 trupa dhe një hapësirë për mjete zbarkimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button