Mickoski: Kjo është protesta e mbarimit të LSDM-së dhe Zoran Zaevit

VMRO-ja opozitare po proteston për drejtësi para Gjykatës Supreme. Protesta nisi para Prokurorisë për të vazhduar më pas drejt Gjykatës Supreme. Në skenën e vendosur për marshin për drejtësi interpretohen kryesisht këngë popullore maqedonase, ndërsa marshi drejtohet nga kreu i VMRO-së Hristijan Mickoski dhe zyrtarët e tjerë partiak, njofton Alsat M.

Mickoski në fjalën e tij tha se kjo është protesta e mbarimit të LSDM-së dhe të Zaevit. Mickoski ndër të tjera tha se materiale audio të dorëzuara tashmë në prokurori thonë vetëm fjalën MAFIA, “çdo fjalë është vetëm MAFIA”, theksoi Mickoski. Sipas Mickoskit kjo qeveri në 3 vjet ka sjellë vetëm mafie, mafia që drejton çdo prokuror dhe gjykatës. Mickoski foli edhe për “bombat” e radhës, ku sipas tij, dëgjohet vetëm vrasja e drejtësisë në Maqedoni. Ai theksoi se pas 48 orësh që VMRO-ja ka deponuar përgjimet nuk ka pasur asnjë reagim nga asnjë gjykatës apo prokuror si Ruskoska apo Jovevski. Ai apeloi se nuk është e mundur një drejtësi e tillë, prandaj më 12 prill VMRO-ja do t’i tregojë vendin LSDM-së dhe Zoran Zaevit.

Në protestë u lëshuan edhe “bombat” kundër liderit të LSDM-së Zoran Zaev, të cilat deputeti i VMRO-së Milloshoski i dorëzoi në Prokurori. Në protestë ndër brohoritjet kryesore janë ato kundër ndryshimit të emrit kushtetues.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button