fbpx

Man. City në shënjestër, klubet e Premier League-s kërkojnë t’i hiqen trofetë

Manchester City pritet të përballet me një tjetër “stuhi” pezullimit nga kompeticionet e UEFA-s për dy sezonet e ardhshme si pasojë e thyerjes së rregullave të “Fair Play-t Financiar”, transmeton SS.

Citizens janë vënë në shënjestër të klubeve të tjera angleze, që kanë vendosur të kërkojnë një dënim të brendshëm të skuadrës së Guardiolës, duke kërkuar heqjen e trofeve të fituar mes viteve 2012 dhe 1016: titullin e Premier League-s të sezonit 2013-2014 dhe dy trofetë e Kupës së Ligës, respektivisht të sezoneve, 2013-2014 e 2015-2016.

Një kërkesë minimale kjo, sipas klubeve të Premier League-s, që nuk ka dashur të shkojnë deri te rrëzimi i Citizens nga kategoria. Kësaj nisme i është kundërpërgjigjur administratori i deleguar i Manchester City-t, Ferran Soriano, që e ka konsideruar një akt “politik”.

Ai nënvizoi se Manchester City ka mbajtur një qëndrim bashkëpunues për këtë çështje, duke këmbëngulur te pafajësia e klubit anglez. Ai shtoi se ka dorëzuar një dosje voluminoze për ashtuquajturën thyerje të rregullave të “Fair Play-t Financiar” dhe pret një vendim sa më të shpejtë nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv. Pikërisht nga vendimi që do të marrë KAS-i do të varet edhe aksioni i klubeve të tjera angleze për heqjen e trofeve Manchester City-t. Skuadra e Pep Guardiolës duket se nuk po gjen paqe, si në Europë dhe në shtëpi.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button