MSH publikoi numrat e kontaktit ku mund të paraqiten rastet dyshuara për virusin korona

Ministria e shëndetësisë publikoi 14 numrat ku qytetarët mund të paraqesin rastet në lidhje me virusin korona në vendin tonë, transmeton Portalb.mk.

Përmes këtyre 14 numrave janë përfshirë gjithë rajonet e vendit.

“Apelojmë deri të pacientët që vijnë nga vendet kritike të përgjigjen në pyetjet e policisë kufitare dhe të punësuarve në doganë”, deklaroi ministri Venko Filipçe, duke kërkuar nga qytetarët të mos fshehin informatat.

Ai këshilloi qytetarët të informohen përmes fletushkave në aeroporte dhe pikat kufitare.

Gjithashtu sot u rekomandua anulimi i gjithë ekskursioneve të shkollave fillore dhe të mesme, si dhe universiteteve për në Itali.

RAJONI NUMRI
Manastir 071/261-330
Velez 071/219-278
Gjevgjeli 078/545-444
Koçani 071/373-913
Kumanovë 070/215-851
Ohri 070/723-029
Prilep 076/475-747
Shkup 071/289-614
Strumicë 072/235-543
Tetovë 075/240-464
Gostivar 076/365-161
Shtip 078/365-613
Shkup 078/387-194
Alo Doktor 02/15-123

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button