Në Këshillin evropian u bisedua për hapjen e negociatave për RMV-në dhe Shqipërinë

Marosh Shefçoviç, nënkryetari i Komisionit Evropian sqaroi se gjithë vendet anëtarë mbështesin metodologjinë e re të BE-së në lidhje me zgjerimin e saj, transmeton Portalb.mk.

Ai theksoi se në Këshillin e përgjithshëm të BE-së u bisedua për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE.

“Qasja e re u përshëndet nga të gjitha vendet anëtare, kam dëgjuar mbështetje prej të gjitha vendeve të cilat intervenuan”, deklaroi Shefçoviç.

Andrea Metellko-Zgombiq, sekretarja kroate e shtetit theksoi nevojën që dy shtetet paralelisht të ecin para, si metodologjia e re ashtu edhe hapja e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button