Gjithçka që duhet të hash për të mbajtur larg viruset, menuja e ndihmës së shpejtë

Raftet me ilaçe mund të të ndihmojnë kur të kap një i ftohur i menjëhershëm ose një dhembje e pandalur koke, por gjendja e mirë dhe shëndeti i çdo dite nuk nis në farmaci. Një sistem i fortë imunitar nis në kuzhinë, që është lajm i mirë, sepse ushqimet e pasura me vitamina si ananasi, kapërcehen më lehtë sesa shurupi i kollës, transmeton Class.

Çfarë ha, mund të ketë ndikim të jashtëzakonshëm në aparatin tretës dhe balancën e florës së zorrëve, që është vërtetuar që ndikon shëndetin nga ai mendor te sistemi imunitar”, thotë Sophie Manolas, nutricioniste klinike dhe autore e The Essential Edible Pharmacy, një libër kuzhine bazuar në kultivimin e shëndetit të mirë.

Nëse nuk e ke ende të qartë çfarë është një nutricionist klinik, mësoje një herë e mirë. Është profesionisti i certifikuar që punon me mjekët për të ndihmuar pacientët të optimizojnë shëndetin, nëpërmjet dietës dhe ndryshimeve të stilit të jetës. Edhe pse ka raste kur trupi ka nevojë për antibiotikë apo ilaçe të tjera të rekomanduara me recetë, ushqimet mund të ndihmojnë. Madje edhe perimet që gjenden lehtë, si lakra apo sallata, të mbushura me vitaminë C. “E bukura e këtyre ushqyesve që ndodhen në perimet e zakonshme, është që shpesh punojnë në grup për të dhënë një efekt të shumëfishtë në trup”.

Gjendje të ndryshme shëndetësore, mund të kenë nevojë për ushqime specifike, por frutat dhe perimet me shumë vitamina janë gjithmonë të rekomanduara. Për një program më të detajuar ushqimor për t’u ndier më mirë pa përdorur ilaçe, ndiq udhëzimet e Manolas.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button